Pas prezantimit të projektit disa javë më parë, ekspertet e arkeologjisë dhe gjeologjisë kanë nisur punen në terren për skanimin e Parkut Arkeologjik të Lezhës.Studimi përmes matjeve topografike po kryhet në një siperfaqe të gjerë në zonen përreth memorialit të “Gjergj Kastriotit”, kalasë mesjetare të qytetit dhe akrolisit.Përmes këtij projekti synohet përcaktimi i zonave me potencial arkeologjik, për tju hapur rrugë gërmimeve, për të nxjerrë në dritë historinë e qytetit 2400 vjeçar.

Pas hartografimit dhe dokumentimit të zonave me potencial arkeologjik do të nisin ekspeditat, ku Lezha synohet të kthehet në epiqendren e gërmimeve arkeologjike.

Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik në Lezhë, është një projekt që po zbatohet nga Akademia e Shkencave me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe synohet të përmbyllet brenda muajit korrik të këtij viti.

Artikulli paraprak“PASAPORTA JONË SHIHEJ ME NDRYSHIM, KJO KA NDRYSHUAR”/ RAMA: JEMI STIGMATIZUAR SI VEND I ZYMTË DHE ME KRIMINALITET, POR…
Artikulli tjetërEKSPOZITA “SHPREHI TË LIRA”