Sot nis muaji i Ramazanit. Imzot Angelo Massafra ka uruar besimtarët myslimanë.

Vëllezërve dhe motrave myslimanë në Shkodër.

Fort të nderuar

Në emër tim personal dhe në emër të Arqipeshkvisë së Shkodër- Pult, dua t’ju uroj muajin e Ramazanit.Fillimi I këtij muaji le të jetë fillimi I një pervoje më të fortë me Zotin, I një bashkimi me Hyjin dhe me urdhërimet e Tij.

Në këtë muaj agjërimit, I lutjes dhe I lëmoshës, çdo besimtar lutet më tepër dhe bëhet solidar me më nevojtarët.Nderkaq që ju filloni Ramazanin, ne katolikët vazhdojmë krezhmet, domethënë edhe ne jemi në kohën e lutjes, agjerimit dhe solidaritetit; ia kushtojmë Zotit këto lutje dhe sakrifica për rikthimin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në vendet ku ka luftë.

Zoti na dëgjonte lutjet tona të përbashkëta.
Edhe një herë ju uroj fryte të shumta shpirtërore.

Imzot Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult
President I Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë”

Artikulli paraprakSOT NIS MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT, BESIMTARËT MYSLIMANË NË TË GJITHË BOTËN NISËN AGJËRIMIN
Artikulli tjetërMETA TAKIM ME PENSIONISTËT: QEVERIA JU SHPËRFILL, NE DO BËJMË ÇDO GJË QË TË DYFISHOHEN PENSIONET