Me rastin e nisjes së Pelegrinazhit për mijëra besimtarë bektashianë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rrugës së re për në malin e Tomorrit për të përshëndetur mëngjesin e sotëm dhe për të uruar një fundjavë të mbarë.

“MIRËMËNGJES
dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan kryeministri Rama.

Sot nis edhe pelegrinazhi në malin e Tomorit që vazhdon për 5 ditë me radhë.
Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.

Mali i Tomorit konsiderohet “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

 

Artikulli paraprakRRITJE E LEHTË TEMPERATURASH, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërMINISTRI I JASHTËM ITALIAN: AFGANISTANI NUK MUND TË BËHET TERREN PËR TERRORIZMIN