Me ndërprerjen e reshjeve, situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë ka nisur të përmiresohet.Uji është terhequr nga shtëpitë e përmbytura, por duke lënë pas dëme të shumta tek banoret e prekur.Por, në fshatin Kakarriq ka ende prezence uji në oborret e banesave.Banoret thonë se kanë pësuar dëme të shumta dhe kjo situatë përsëritet thuajse çdo vit, kur ka reshje të dendura shiu.

Sipas të dhënave zyrtare në Lezhë vijojnë të jenë të përmbytura 1300 hektarë tokë bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë, si dhe janë të bllokura rruga që lidh fshatin Blinisht me superstraden Lezhë-Shkodër si dhe lagjia e ish-kampit në Torovicë.