Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, në të gjitha qarqet e vendit ka nisur transportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi në mbyllje të procesit të votimit, se sapo të transportohen kutitë e votimit nëpër qendrat e numërimit, do të nisë procesi i numërimit të votave.

Siç thekson KQZ, rezultati i partive apo koalicioneve mund të dalë brenda 48 orëve, për të vijuar më tej me rezultatin për kandidatët për deputetë.

Artikulli paraprak“ASNJË VOTË S’MUND TË TJETËRSOHET”, META: ME SONDAZHET DO QESHIN TË GJITHË, SHQIPËRIA KA FITUAR KËTË PROCES HISTORIK
Artikulli tjetërMBYLLET VOTIMI, YURI KIM MESAZH AUTORITETEVE: SIGURONI INTEGRITETIN E VOTËS. KANDIDATËT TË MOS SUPOZOJNË, POR TË PRANOJNË GJYKIMIN E VOTUESVE