Universiteti I Shkodres ka hapur dyert, por problemet qe shfaqen nuk jane te vogla. Problematika e ambjenteve, ngelet nje nga kryesoret, pasi prej vitesh, studentet detyrohen qe te leviz\in sa ne nje godine ne tjetren, shpesh here edhe ne godina te marra me qera nga universiteti qe te kryejne studimet, kjo per shkak ten je kampusi universitar te ngelur ne leter, dhe te pazbatuar edhe pse nje godine, eshte perfunduar per fakultetin ekonomik te Shkodres.

Por problemet nuk shfaqen vetem ne fakultetin ekonomik por edhe ne te tjere fakultete, nje nga te cilet eshte fakulteti I shkencave shoqerore ne universitetin e Shkodrës, e konkretisht ne degen e gazetarise. Edhe pse nje problematike e mbartur prej disa vitesh, pasi per te katertin vit radhazi, dega gazetari komunikim, e nis vitin e ri akademik me vetem nje pedagog, te brendshem, nderkohe per te tjeret, duket se gjithcka do te vendoset ne daten 26 tetor, atehere kur do te ndermerret edhe provimi final per te pranuar 5 lektore te jashtem per kete dege. Nje vendim absurd, kur pikerisht 12 Tetori, shenon edhe nisjen e vitit te ri akademik, nderkohe qe perzgjedhja do te behet ne daten 26 Tetor. Per te mos folur per lendet profesionale, te cilat per shkak te ketij konkursi te vonuar nuk jane zhvilluar thuajse asnjehere. Ne faqen zyrtare te universitetit te Shkodres, pikerisht ne lidhje me kete ceshtje,
“Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të shpallet konkursi për vende të lira pune si më poshtë vijon :                                        5 (pesë) lektorë/e,        Fakulteti i Shkencave Shoqërore,                Dega Gazetari-komunikim. “       
Por pikerisht per kete njoftim ka edhe nje shenim ne te cilin thuhet: Shënim: Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit akademik) me të drejtë rinovimi. Kandidatët duhet të dorëzojnë me rrugë postare ose pranë Sektorit të Protokoll-arkivës të institucionit dokumentacionin e mësipërm deri më datë 24.10.2015. Konkursi  do të zhvillohet me dosje, dhe/ose testim, dhe/ose intervistë, me datë 26.10.2015, sipas orarit që do të përcaktojë  dekanati i FSHSH. E para duket se askush nuk eshte shqetesuar qe te zgjidhe kete ngerc te kater viteve, dhe qe do te vonoje te pakten edhe per nej vit tjeter, dhe e dyta, ne 26 Tetor do te zhvillohet provimi dhe pergjigjet, se paku do te vonojne per disa dite, cka e perkthyer ndryshe, shkolla per studentet e gazetarise do te nise ne muajin Nentor ne rastin me te mire te mundshem.