
Prej ditës së hënë ka nisur shpërndarja e vaksinave të gripit në të gjitha qendrat shëndetësore të bashkisë Shkodër. Arben Xhabija, kryevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër bën të ditur se në dispozicion janë më shumë se 15 mijë doza.
Xhabija tregon kategoritë që mund të vaksinohen, si të moshuarit, fëmijët, efektivët e policisë, stafet mjekësore dhe jo vetëm.
Vaksinimi kundër gripit po kryhet njëkohësisht në të gjitha qendrat shëndetësore, ku qytetarët e interesuar mund të rrisin imunitetin e tyre ndaj gripit gjatë stinës së dimrit.


