Rruga “Ardin Kodra” në lagjen “Partizani” prej disa kohësh është kthyer në një kantierë punimesh. Në këtë zonë po punohet në disa drejtime ku krahas ndërhyrjes në infrastrukturën rrugore po punohet edhe në vendosjen e kabullit të linjës 20 kw, një investim ky shumë i rëndësishëm jo vetëm për këtë zonë por edhe për një pjesë të qytetit ku kalon kjo linjë.

Punimet që po realizohen janë vlerësuar edhe nga banorët që jetojnë në këtë lagje në të cilën nuk është investuar prej më shumë se 30 vitesh.

Investimi që po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të përfundojë brenda 6 muajve nga nisja e punimeve.

Artikulli paraprakLEZHË, GODITËN ME GRUSHTE BASHKËMOSHATARIN, PROCEDOHEN 3 TË MITUR
Artikulli tjetërFSHATI PA UJË, FERMERËT NË VËSHTIRËSI