Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur shortin për të shqyrtuar dosjet që kanë gjykuar gjykatësit e krimeve të rënda, të cilët kanë aplikuar për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Fillimisht në filtër do të kalojnë 10 dosje që kanë gjykuar dy gjyqtarë të krimeve të rënda, Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj. Dosjet do të analizohen për të konstatuar nëse janë gjykuar sipas ligjeve të shtetit. Këta dy gjyqtarë kanë aplikuar që të jenë anëtarë të KLGJ.

Shorti për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve u hodh në prani të komisionerëve të vetingut.

Artikulli paraprakUNIFORMA TË REJA PËR ZJARRËFIKËSIT E SHKODRËS
Artikulli tjetër“FADIL KASEMI NUK KA PROBLEME MENDORE”