Nis Vettingu në drejtësi, në filtër 10 dosjet e 2 gjyqtarëve që kandidojnë për KLGJ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur këtë të hene shortin për përzgjedhjen e dosjeve që do te kontrollohen nga komisioni të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në filtër të vettingut do te kalojnë 10 dosjet e dy gjyqtarëve Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj. Shorti është hedhur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve. Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Kosova dhe Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ndërsa në prokurorinë e përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga tre dosjet për kryeprokurorin Adriatik Llalla për anëtarin e KED si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjyqtarët dhe prokurorët që kandidojnë për KLP dhe KLGj janë të parët që do ti nënshtrohen vettingut dhe me pas në filtër do të kalojnë të 800 gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, RAMA: KAPITULL TË RI NË MARRËDHËNIET ME GREQINË
Artikulli tjetërRAMA: INVESTIMET PUBLIKE NË 2018 TË PAPRECEDENTA