Ka nisur viti i ri shkollor edhe në gjimnazin “28 Nëntori” në Shkodër. Studentët janë rikthyer në bankat e shkollës, ndërsa atmosfera në ambientet e gjimnazit është shoqëruar me emocionet e ditës së parë.

Për nxënësit, ky është një tjetër vit i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre arsimor, ndërsa për maturantët nis viti i fundit, përpara një tjetër etape të rëndësishme, atë të maturës dhe zgjedhjes së rrugëtimit të tyre të mëtejshëm.

Albana Bushati, drejtoresha e gjimnazit “28 Nëntori” ka përcjellë urimet për të gjithë nxënësit, me një urim të veçantë për maturantët, të cilët këtë vit përballen me një nga sfidat më të rëndësishme të jetës së tyre shkollore.

Viti i ri shkollor nis kështu me objektiva të reja, sfida dhe pritshmëri për nxënësit dhe stafin pedagogjik në qytetin e Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIKTHIM MES EMOCIONEVE NË SHKOLLËN “3 DHJETORI”
Artikulli tjetërBENET BECI: NJË VIT TË MBARË, PLOT DIJE DHE SUKSESE!