Shqipëria nisi zyrtarisht zbatimin e nismës WiFi4WB një program që synon vendosjen e pikave të Wi-Fi publik falas në 61 bashki në të gjithë vendin, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar transformimin digjital dhe për të afruar vendin me standardet e Bashkimit Evropian.Ceremonia e lançimit u mbajt në Krujë, në një nga pikat e para të instaluara, në Kalanë e qytetit, një nga destinacionet kulturore më të vizituara në vend, ndersa te pranishem ishin ambasador, perfaqesues te Ministrise se Turizmit, Kultures dhe Sportit si dhe te GIZ e cila eshte zbatuese e ketij projekti. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e vlersoi projektin si një instrument për forcimin e shërbimeve publike dhe për mbështetjen e integrimit digjital të vendit.
Ndersa Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, theksoi rëndësinë e partneritetit gjermano-evropian në avancimin e transformimit digjital.

Zëvendës Ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa tha se kjo nisem sherben për zhvillimin e metejshem te turizmit.
WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ ne Shqiperi.Programi frymëzohet nga iniciativa e Bashkimit Evropian WiFi4EU, e cila ka lidhur mbi 7,000 komunitete në të gjithë Evropën, ku pas zbatimit të plotë të nismës, qytetarët dhe vizitorët do të kenë akses në internet falas në sheshe, parqe, biblioteka, shkolla dhe site kulturore në të gjithë territorin e vendit.

Artikulli paraprakSHËN VALENTINI, DITA E TË DASHURUARVE
Artikulli tjetërBANORËT E RRJOLLIT SËRISHT NË PROTESTË