Prej 1 qershorit, në Lezhë ka nisur zbatimi i skemës së re të menaxhimit të mbetjeve. Në të gjitha zonat janë hequr kontejnerët dhe mbeturinat nxirren sipas orareve të përcaktuara për familjarët dhe bizneset, për t’u marrë më pas nga mjetet e pastrimit.Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset që nuk zbatojnë rregullat e vendosura do të përballen me penalitete që variojnë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj. Ky vendim është miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Me skemën e re të pastrimit, Bashkia Lezhë synon të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e mbetjeve në të gjithë territorin, ndersa objektivi është eliminimi i ndotjes dhe garantimi i një mjedisi më të pastër si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale. Kjo nismë synon të rrisë cilësinë e jetesës dhe standardet e higjienës për qytetarët.


