
Rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë dhe mbi të gjitha sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për të rrespektuar sinjalistiken rrugore ka qenë në fokus të një nisme të zhvilluar në Shkodër nga disa aktivistë. Kjo nisëm synon gjithashtu edhe përmirësimin e trafikut në qytet.
Shpesh herë shpejtësia tej normave të lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe mos rrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugore ëshët bërë shkak i aksidenteve.