Presidenti i vendit Bujar Nishani ditën e sotme ka dekretuar seancën e jashtëzakonshme të betimit të presidentit të ri, pasardhësit, Ilir Meta.

Në bazë të dekretit, seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në datën 24 korrik, ditë edhe kur mbaron mandati i Bujar Nishanit në krye të shtetit. 

D E K R E T:

PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j Neni 1 Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Artikulli paraprakI NXEHTI PËRVËLUES, SHFAQEN 11 VATRA ZJARRI NË VEND
Artikulli tjetërGJERMANIA MIRATON MARTESAT E HOMOSEKSUALËVE, MERKEL VOTON KUNDËR