Nishani: Shqipëria nuk është ndarë nga e kaluara komuniste
Presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se Shqipëria nuk është ndarë ende nga e kaluara konuniste. Në një aktivitet kushtuar tetorit gjerman, kreu i shtetit shqiptar tha se klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit. Nishani: Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh modeli gjerman, Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë të aksesueshme dhe lustracioni nuk merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës po rikthehen dukshëm dhe të kamufluar me elementë artistikë. Tentativat për të kopjuar në mënyrë tinzare dhe speculative modelin gjerman duke u fokusuar në disa elementë sipërfaqësorë dhe kryesisht funksionimit administrative e magaloman të regjimit jo tek krimet reale të komunizmit dhe institucioneve të madhe të saj të dhunës bëjnë një dëm të madh memories historike.