Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të tij në Shqipëri. Të shtunën, më 26 shtator, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.

Eric Wendt është ambasadori i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë që prej vitit 1991, kur mes dy vendeve u rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason në këtë detyrë Yuri Kim, ndërsa prej vitit 2023 ambasada e SHBA-ve është drejtuar nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBE PARALAJMËRON PËR “DIMËR TË NXEHTË” PËR KARBURANTET! FRIKË PËR RRITJE TË FORTË TË ÇMIMEVE, BRUKSELI SHQYRTON MASA
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, RAMA: NË 10 VITE, SHEMBËM KULTIN 100-VJEÇAR TË PANDËSHKUESHMËRISË! KEMI PARË EDHE DËSHTIME