Shtabi i Emergjencave Civile në Vlorë dhe në Fier ka vendosur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Ferras, si pasojë e përmbytjeve për shkak të motit të keq. Reshjet e shumta të shiut rritën ndjeshëm nivelin e Vjosës, e cila në orët e para të mëngjesit, doli në Novoselë.

Aktualisht niveli i Vjosës është në kuota maksimale dhe sipas Qendrës së Bashkuar Operacionale, prurjet e saj priten të jenë maksimale në orën 13:00 dhe përmbytjet do të jenë të pashmangshme, raporton ABC News. Në alarm ndodhen edhe banorët e zonës së Fierit, në Poçem dhe në Kashisht.

Shtabet e Emergjencave Civile dhe 150 Forca të Armatosura janë angazhuar për të evakuuar banorët që rrezikohen nga vërshimi i ujërave në këto zona. Familjet që do të evakuohen do të strehohen në ambiente të tjera deri në përmirësimin e situatës. Problematike situata paraqitet edhe në zonën e Elbasanit, ku lumi “Shkumbin” ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka bujqësore./

Artikulli paraprakNDALOHEN 82 ANËTARË TË DYSHUAR TË ISIS NGA POLICIA TURKE
Artikulli tjetërMASAKROHET ME THIKË SHQIPTARI NË ITALI