Një 59 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi akuzohet se në gjëndje të dehur ka qëlluar me grusht në fytyrë një 53 vjeçar pas një konflikti me këtë të fundit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13: 20 të 11 nëntorit në lagjen “10 Korriku” dhe personi i arrestuar është Viron Dukaj, 59 vjeç, banues në Vlorë.

Policia informon:

“Shtetasi Viron Dukaj, pas një konflikti për motive të dobëta duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, ka goditur me grusht të fortë në pjesën e fytyrës, shtetasin Th.Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja” 53 vjeçari i dëmtuar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal dhe është kthyer në banesë pa probleme por rreth orës 01: 30 gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar dhe është dërguar nga familjarët në Spitalit Rajonal, Gjendja e tij është rënduar më shumë dhe rreth 1 orë më vonë, Spitali ka konfirmuar vdekjen e tij Kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale të kqyrjes së trupit të pajetë nëpërmjet autopsisë mjeko-ligjore. Dukaj eshte arrestuar për akuzën “vrasje nga pakujdesia”

Artikulli paraprak“MOS E LEGALIZONI HASHASHIN! NË QSUT VIJNË DHJETRA TË RINJ NË GJENDJE KRITIKE”
Artikulli tjetërPREJ 52 DITËSH KËRKESË PËR TITUJ NDAJ VLAHUTIN DHE LU