Drejtoria rajonale e arsimit në bashkëpunim me qendrën kulturore të fëmijëve ka nisur kampionatin pranveror në disa disiplina të ndryshme sportesh.

Kampionati i parë që po zhvillohet mes shkollave 9-vjeçare të Shkodrës është në sportin e shahut. Zhvillimi i kampionateve mes shkollave 9-vjeçare shërben edhe për evidentimin e talenteve.

Shoqatat sportive që funksionojnë prej më shumë se një viti kanë përmirësuar organizimin e aktiviteteve sportive. Përveç kampionatizmit, garat sportive mes shkollave shërbejnë edhe për të rikthyer vëmendjen e nxënësve dhe të rinjve tek aktivitetet sportive.

Artikulli paraprakMBETJET, PROBLEMATIKË KRYESORE NË SHTODËR
Artikulli tjetërCUNGU: ARBITRI VENDIMTAR NË ELEMINIMIN E VLLAZNISË