Në qendrën kulturore të fëmijëve ka nisur përgatitja për konkursin “Fjala Artistike 2015”. Është një garë mes nxënësve të shkollave që zhvillohet me recitime poezisht. Fillimisht nxënësit e shkollave që përfshijnë të gjithë terrotorin e bashkisë së re të Shkodrës kanë nisur parapërgatitjet.

Drejtori i qendrës kulturore të fëmijëve Kujtim Alija thotë se kjo është vetëm faza e parë e konkursit “Fjala Artistike 2015”.Në finalen e fjalës artistike drejtori Alija thotë se rivaliteti do të jetë i madh mes nxënësve .Nga të tilla konkurse artistike në qendrën kulturore të fëmijëve në Shkodër ndër vite kanë dalë talente të cilët më pas kanë shkëlqyer në mbarë vendin.

Artikulli paraprakURA E BAHÇELLEKUT DREJT SHKATËRRIMIT TË SAJ
Artikulli tjetërFESTA E GËSHTENJAVE NË KRAJË MBLEDH SHQIPTARËT SË BASHKU