
Ditën e sotme kanë nisur një sërë punimesh në mjediset e jashtme të xhamisë së madhe “Ebu Bekër” . I pranishëm ishte edhe Myftiu I Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i cili u shpreh se këto punime po bëhen në kuadër të përgatitjeve për muajin e bekuar të Ramazanit, me qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për besimtarët myslimanë.
Punimet e nisura gjatë ditë së sotme synojnë përmirësimin e kushteve për besimtarët gjatë muajit të shenjtë si dhe mirëmbajtjen e hapsirave në xhaminë e madhe “Ebu Bekër” në qytetin e Shkodrës.