MUNDËSOHET NGA FONDACIONI “MIRËSIA” DHE NJË FAMILJE NGA KUVAJTI. Xhamia e re në fshatin Kullaj të Komunës Postribë ka hedhur gurë-themelet e para për ndërtimin e saj.

Në ceremoninë e inagurimit të fillimit të punimeve morën pjesë përveç besimtarëve edhe myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari dhe kryetari i Komunës Postribë Faz Shabaj. Më parë në të njëjtin vend ka ekzistuar xhamia e vjetër por duke parë kushtet e vështira është gjetur mundësia që përmes një familje nga Kuvajti të bëhet e mundur ndërtimi i xhamisë së re në Kullaj të Postribës.