Interesi për të vizituar Shkodrën dhe bukuritë e saj natyrore në këtë periudhë të vitit është rritur ndjeshëm. Rrugët kryesore të qytetit po ashtu dhe zonat turistike vërehet që po frekuentohen nga vizitorët e huaj. Sipas drejtorisë së turizmit në bashkinë Shkodër kanë nisur edhe pronotimet për sezonin turistik.

Në këtë periudhë liqeni i Shkodrës po ashtu edhe pikat turistike të saj janë më të frekuentuarat në këto ditë pranvere.

Ndërsa investimet që po realizohen në Shkodër pritet të rrisin numrin e turistëve të huaj që do të vizitojnë Shkodrën gjatë këtij sezoni.

Artikulli paraprakHOTI: ULIM ÇMIMIN E ENERGJISË, MBËSHTESIM EKSPORTET
Artikulli tjetërLAMTUMIRË PROFESOR MENDUH DËRGUTI !