Dy ditë pasi Kuvendi zgjodhi vetëm me votat e socialistëve, me një proçedurë anti-Kushtetuese, zgodhi Arta Markun në postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Parlamenti do të nisë seancat dëgjimore me 3 kanditatët e shoqërisë civile për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Media ka siguruar shkresën e komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit ku më 18 dhjetor 2017 janë përzgjedhur pas filtrit tre anëtarë mes tyre Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha. Në faksimilen shkruhet se më 19 dhjetor 2017 Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit njofton Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjoncaj për seancën dëgjimore që do të mbahet me këta kandidat. Këshilli i lartë i prokurorisë është hallka e fundit e paplotësuar nga institucionet e reja të drejtësisë, ku më pas do ti hapet rruga vettingut dhe ngritjes së institucioneve si byroja kombëtare e hetimit apo gjykata speciale antikorrupsion njohur si SPAK. Mos ngritja e KLP-së u bë pjesë e debatit publik dhe politik dhe në mbarimin e mandatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi KLP nëse do të ishte ngritur do kish propozuar emrat për kryeprokurorin e ri.

Vetëm një ditë më parë Llalla u zëvëndësua me kryeprokuroren e përkohshme zonjën Arta Marku e cila do të ushtrojë funksionet e saj deri në krijimin e KLP-s dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri sipas Kushtetutës ku institucion kryesor është KLP-ja njohur si Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Tre kandidatët e Shoqërisë Civile: Alfred Balla Andi Murataj Entela Hoxha

Artikulli paraprakFILTËR PËR SPAK, PROKURORËT NË KUSHTETUESE:LIGJI NA HEQ KOMPETENCAT
Artikulli tjetërALEATËT E BASHËS DREKË ME TOPIN E BLUSHIN