Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor në Shkodër nuk ka asnjë mësues apo nxënës të infektuar me COVID-19. Një gjë të tillë e konfirmon shefja e epidemiologjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Dhurata Hysa e cila thotë se shkollat në Shkodër do të nisin normalisht.

Ndërkohë pas nisjes së shkollave në mënyrë që numri i të infektuarve me COVID-19 të jetë sa më i vogël Hysa bën apel që mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre të zbatojnë masat anti COVID dhe të tregohen të kujdesshëm.

Vitin e kaluar pas nisjes së vitit shkollor numri i të infektuarve me COVID-19 u shtua në Shqipëri duke përfshirë edhe Shkodrën. Këtë vit pritet që të ndodh e njëjta gjë për shkak të neglizhencës ndaj masave anti covid të cilat në rastet më të shpeshta nuk respektohen.

Artikulli paraprakHISTORIA, 5-VJEÇARJA QË U VRA NË ARRATISJEN E 18 PERSONAVE
Artikulli tjetërRRUGA “ROZA LEJN”, AKSI QË PRET INVESTIME PREJ 20 VITESH