KF Besëlidhja ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori, pas një nisjeje negative të kampionatit, me dy humbje në dy ndeshjet e para.

Klubi lezhjan ka njoftuar zyrtarisht se ndarja me teknikun Plori është bërë me konsensus.

Në njoftimin e klubit, Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për Plorin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.

Tashmë pritet të vendoset se kush do të marrë drejtimin e Besëlidhjes në vazhdim të sezonit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARË
Artikulli tjetër“VETË ZOT, VETË SHKOP”/ PAGAT E MAGJISTRATËVE, RAMA: TË GJITHË TË RESPEKTOJNË KUSHTETUTËN, ASKUSH NUK MUND TË KËRCËNOJË ASKËND