
Është zhvilluar sot në Shkodër nisma sensibilizuese “Bashkë për jetën, dhurojmë për shpresën”. Viola Shano, shefe e sektorit të mbledhjes së gjakut pranë Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Tiranë, theksoi se kjo është një nismë që po zhvillohet në disa qytete të vendit, me synimin për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe solidaritetit njerëzor.
Shano u shpreh se vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve për dhurimin e gjakut.
Mjekja apeloi që qytetarët të bëhen pjesë e këtyre iniciativave humanitare, pasi çdo dhurim është një mundësi për të shpëtuar jetë.
Aktiviteti nisi me dhurimin e gjakut pranë shkollës “28 Nëntori”, ndërsa përfaqësues të institucioneve vendore, qytetarë dhe të rinj iu bashkuan marshimit sensibilizues nga Sheshi “Nënë Tereza”.






