
Në zonën veriore të Pukës, atje ku dhjetra familje jetojnë në vështirësi, skamje e mjerim, duket se festa e vitit të ri nuk do të sjell dhimbje të shpirtit që sjell tryeza bosh .
Një nga emigrantët e zonës, artisti Fran Gjoka me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me gazetarin Armir Mehaj për të dhjetin vit radhazi edhe në këto prag festash ndërmorën nismën humane “Askush ndër ne pa festa” e cila ka për qëllim që asnjë familje në zonën veriore të Pukës e Fushë Arrëzit të mos përjetoj mungesën e festës në tryezat e tyre.
Për Fran Gjoken nisma dhuron gezim, për të dhe familjen e tij teksa shpreson që çdo vit e më shumë të ketë më pak familje në vështirësi në zonën veriore të vendit
Paketa në përbërje të të cilës janë shporta baze e ushqimeve, pije, fruta perime dhe bakllavaja e festave është një simbol i solidaritetit, por dhe një kujtesë se edhe të varfrit e kësaj zone duhet të mos i humbin shpresat, ndaj dhe sjell gezim per ta. Ne zonen Veriore te Pukes shpopullim është i ndjeshem teksa në shumë prej familjeve që ende mbajn dyert hapur kanë mbetur veç të moshuar, në shumicen e rasteve në vështirësi .
Traditra e krijuar ne Pukës është një nismë unike që synon të zgjeroj aktivitetin në kontribut të vendlindjes nga filantriopi Fran Gjoka dhe emigrant të tjere të zonës.






