Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Grabomi i Malësisë të Madhe ka deklaruar se ‘’Ballkani i Hapur’’ është një nismë gjithpërfshirëse që synon të gjitha vendet e rajonit.

Sipas tij nuk është një shpikje e re, por thjesht një process në kuadër të Berlinit që njerëzit e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndihen të lirë.

Ai shtoi se nisma nuk është përjashtuese dhe në nismë duhet të përfshihen edhe Mali i Zi, Kosova e Bosnja.

‘’S’kemi nevojë të shpikim gjë të re, të bëjmë rajonin në respektim të 4 lirive.

Qëllimi i nismës që kemi marrë në kuadër të procesit të Berlinit,që është një nismë gjithpërfshirëse dhe jo përjashtuese dhe që synon pikërisht këtë. Në gjithë vendin e rajonit, Kosovën, Bosnjen, njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë.

Sipërmarrësit të ndjehen me të njëjtin dinjitet si në BE. Të gjithëve ju duhen të presin. ‘’- tha Rama.

Artikulli paraprakHAPET PIKA DOGANORE E VERMOSHIT, RAMA: E DYTA QË NA BASHKON ME VENDIN FQINJ, MALI I ZIT Ë PËRFSHIHET NË “BALLKANIN E HAPUR”
Artikulli tjetër‘KAMPIONE’ NË VAKSINIM, POR IZRAELI SOT REGJISTRON RRETH 4 MIJË RASTE NGA COVID-19, DISKUTOHET PËR MASA KUFIZUESE