Parlamenti i Spanjës hodhi poshtë nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota kundër dhe 27 abstenime, ndërsa mori vetëm 25 vota pro. Propozimi u soll në foltore të enjten nga Junts, një parti separatiste katalanase.

Deputeti i Junts Eduard Pujol tha më herët të martën se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 aktualisht nuk njihet nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe administrata greke qipriote.
Vendet e BE-së në fjalë, megjithatë i njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakSKANDALI TEK ONKOLOGJIKU’, KARABINA: MINISTRJA TË JAPË DORËHEQJEN!
Artikulli tjetërAKSIDENT I DYFISHTË NË PRISHTINË, HUMB JETËN NJË PERSON, PLAGOSEN 14 TË TJERË