Nisma “ Shqipëria kundër shpopullimit” është zhvendosur në Vau dejës. Aktivistët diskutuan mbi arsyet të cilat sipas tyre po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin e tyre duke çuar në shpopullimin e Shqipërisë. Marrëvëshja e për kampet e emigrantëve si dhe mos publikimi i të dhënave të censusit ishin ndër çështejt kryesore të takimit. Aktivistët e kësaj nisme i bëjnë thirrje INSTAT të bëj publike shifrat reale të censusit, ndërsa shprehen se janë kundër marrëveshjes për kampet e emigrantëve që sipas tyre lidhen me shpopullimin.

Banorët në bashkinë Vau Dejës kanë shprehur problematikat e tyre, të cilat prej vitesh nuk po marrin zgjidhje.

Nisma “ Shqipëria kundër shpopullimit” do të vijojë me organizimin e takimeve të tjera edhe qytetet dhe fshatrat e tjera të Shqipërisë.

Artikulli paraprakMBI 60 VIZITA NË DITË PRANË MJEKUT KARDIOLOG
Artikulli tjetërLEZHË, PRODHIMI BIO NË BUJQËSI