Rastet në rritje të ngacmimeve seksuale apo dhunës seksuale ndaj të miturve kanë bërë që një grup aktivistësh, pjesë e komunitetit World Wide Women dhe student të bashkohen për të marrë një nisëm kundër pedofilisë.

Aktivistët po mbledhin firma për të çuar në Parlament një projektligj i cili synon që emrat e të gjithë të dënuarve me formë të prerë për dhunën seksuale të jenë të publikuar në një regjistër kombëtar në mënyrë që të dihen se kush janë dhe të mos kenë mundësi të punësohen në institucione ku ka fëmijë.

Rastet e dhunuesve seksual në Shqipëri janë në rritje të konsiderueshme dhe ky projektligj me publikimin e emrave të tyre në një regjistër kombëtar do të ndikonte për të ulur këto raste. Disa vende europiane e kanë bërë një gjë të tillë shprehën aktivistët.

Në total nevojiten 20 mijë firma ndërsa deri më tani janë mbledhur më shumë se gjysma e firmave ndërsa pas Shkodrës do të vijohet edhe me qytete të tjera të Shqipërisë për ta dërguar më pas këtë nismë në Parlamentin e Shqipërisë.