
Disa muaj pas protestës të zhvilluar para Bashkisë Shkodër, grupi nismëtar për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, ende nuk ka një përgjigje nga bashkia.
Për këtë arsye Kolë Çardaku, n/kryetar i shoqatës atdhetare ‘Dukagjini’ përmes një deklaratë në media ,reagoi që kërkesa e tyre të shqyrtohet nga kryebashkiaku Benet Beci , i cili sipas tyre ja ka premtuar diçka të tillë.
Nismëtarët kërkojnë një shesh për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, teksa busti ka më shumë se 2 vite e gjysëm që ka përfunduar.https://youtu.be/cJO-PLUxtuk