Policia italiane ka përfunduar hetimet që çuan në ndalimin e një shqiptari 37-vjeçar, P.P. dhe të dy italianëve 47 dhe 44 vjeç.

Të tre kishin krijuar një shoqatë kriminale dhe duke filluar nga viti 2013, kishin dërguar dhjetra qytetarë shqiptarë që të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundrejt dhjetra mijëra eurove. Agjentët e Policisë së Peruxhias kanë zbuluar një rrjet pasaportash falso të drejtuar nga shqiptari dhe dy italianët në agjensinë e tyre të udhëtimit në Folinjo.

Detaje të tjera do të jepen gjatë një konference shtypi sot në orën 11:00 në Shtabin e Policisë ku do të jetë i pranishëm edhe një ndërlidhës i Policisë Kufitare të SHBA, që qëndron në Ambasadaën amerikane në Romë.

Artikulli paraprakARRESTOHET PËR DROGË NJË I RI SHQIPTAR
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI I BANDËS SË KOKAINËS DHE GRUAJA E TIJ