Reshjet e dendura të shiut por edhe prurjet e hidrocentraleve kanë bërë që në urën e Bahçallekut niveli i ujit të shkojë thuajse në kuota maksimale.

Niveli poshtë urës është rritur ndjeshëm si shkak i prurjeve dhe reshjeve të shiut. Rritja e nivelit të ujit nuk ka qenë i vetmi problem por edhe gërryerja e pjesë mbrojtëse të tokës nga rrjedha e lumit Drin. Rrjedhat e forta si shkak i prurjeve kanë krijuar edhe gërryerjet e tokës duke qenë një rrezik më vete në rast të përkeqësimit të situatës në vijim. Kjo ka ardhur edhe nga mungesa e masave të duhura nga institucionet përgjegjëse gjatë gjithë këtyre viteve që nga përmbytjet e para 5-6 viteve. Si shkak i problemeve qoftë me shtratin e lumit Drin, ndërhyrjet në pjesë të ndryshme apo hedhja e mbeturinave janë të tjerë indikator përveç prurjeve të mëdha që janë këto ditë. Një tjetër shqetësim që është vënë re në lumin Drin dhe tokat bujqësore por edhe shtëpitë që janë në afërsi të shtratit të këtij lumi është erozioni. Edhe për këtë fenomen që po ndikon ndjeshëm në përkeqësim të gjendjes nuk është marrë asnjë masë. Në vijim në rast se reshjet e shiut vijojnë të dendura siç edhe pritet apo edhe vazhdojnë edhe prurjet nga hidrocentralet atëherë mund të ketë sërish rritje të nivelit tek ura e Bahçallekut në hyrje të qytetit të Shkodrës duke qenë gjithnjë një shqetësim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESHJET E MRËMJES, SITUATA NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërVAU DEJËS, RESHJET 1000 HA NËN UJË