Shitësit e gështenjave në Shkodër përveç punës së lodhshme të tyre e fitimit nganjëherë të pakët duhet që të përballojnë edhe gjobat nga policia bashkiake.

Një 16 vjeçar është gjobitur me 50 mijë lekë të vjetër. 16 vjeçari nuk e ndjek arsimin e mesëm dhe është detyruar të mos shkojë në shkollë për dalë në rrugë për të shitur si e vetmja mundësi për të mbajtur familjen e tij. Vijnë nga fshatra të ndryshëm. Disa janë të punësuar ndërsa të tjerët nuk kanë një fitim shumë të madh. Bashkia Shkodër sqaron për gjobitjen nga policia bashkiake të 16 vjeçarit që po shiste gështenja duke thënë se ka ardhur pas paralajmërimeve të herë pas hershme dhe rrezikshmërisë që kanë bombulat e gazit me të cilat ato punojnë. Këto bombula gazi përdoren thuajse në të gjitha shkollat e Shkodrës dhe është vetë bashkia që i furnizon edhe pse rrezikshmëria shëndetësore por edhe e zjarreve është e konsiderueshme për mijëra nxënës. Një ndër to mund të ishte edhe 16-vjeçari që u gjobit i cili la shkollën për të shitur gështenjat.