
Katër persona u plagosën në Gjermani në një tren që ishte nisur nga Hamburgu në drejtim të Vjenës, kur një burrë i sulmoi me sëpatë. Lëndimet janë të lehta, por frika është e madhe.
Sipas zëdhënësit të policisë në stacionin e Strasskirchen, Gunther Tomashko, autori i dyshuar i krimit është një djalë 20-vjeçar me origjinë nga Siria. “Nuk dua të flas për motivin në këtë kohë” – u shpreh ai.
I riu u ndalua nga disa pasagjerë në vagon, më pas u arrestua nga shërbimet e emergjencës. Andreas Noffke, i cili ishte në makinën ngjitur, tha: “Ndihemi të pasigurt, një ndjenjë që është gjithnjë e më e zakonshme në Gjermani.”