Një aksion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Lezhë, ku policia ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike. Magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit janë gjetur rreth 1 mijë rrënjë kanabisi, si dhe pajisje dhe sende të ndryshme që shërbenin për kultivimin e tyre, përfshirë ndriçim artificial dhe sisteme ajrosjeje.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Artikulli paraprakDITA E FUNDIT E VIZITËS SË RAMËS NË IZRAEL, SOT FJALIMI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR LUFTËN KUNDËR ANTISEMITIZMIT
Artikulli tjetërDITA E KUJTESËS PËR VIKTIMAT E HOLOKAUSTIT/BEGAJ: SHQIPTARËT GJATË LUFTËS MBROJTËN HEBRENJTË