SHBA, vritet biznesmeni shqiptar .Autoret u futën për të grabitur në lokalin e tij.

Pronari i një restoranti në Detroit është vrarë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave lokale 59-vjeçari është Franco Juncaj nga Shqipëria. Franco ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1975 dhe së bashku më vëllain e tij Tony Juncaj prej më shumë se 35 vitesh kishin restorantin e tyre. Sipas hetimeve mendohet se vrasja të ketë ndodhur pas një tentative për vjedhje. Policia beson se agresori e njihte viktimën. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të krimit që vranë biznesmenin shqiptar. “Ai i besonte komunitetit. Nga sa mundem të kuptoj ishte njëri miqësor”, është shprehur shefi i policisë Steven Dolunt.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRANGA SHQIPTARIT NE GREQI.AKUZOHET PER PEDOFILI
Artikulli tjetërSHPËRTHEN RAKETA NË FLORIDA