Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shfaqur sot një tjetër video për të treguar sipas tij dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë nga zgjedhjet, Basha rendit si një tjetër dështim të Ramës në 8 vite legalizimin, duke sjellë si fakt dhe audio-përgjimin e drejtorit të Kadastrës Artan Lame.

“1 ditë deri më 25 prill

100 dështimet e Ramës në 8 vite
Edi Rama premtoi legalizime falas.
A e mbajti këtë premtim?

Përgjigja jo.
Audio-regjistrimi i Kreut të Kadastrës, Artan Lame, faktoi dështimin e Ramës me legalizimet”, thuhet në video.

Artikulli paraprakDEKLARATAT E AVOKATIT TË POPULLIT PËR HEQJEN E KARANTINËS PËR TË KTHYERIT NGA GREQIA, REAGON META: MBËSHTES PLOTËSISHT GJETJET E AP
Artikulli tjetër“SUPERFAST”, FERRARI ZBULON MAKINËN PA EMËR, POR ME MOTORIN MË TË FUQISHËM NË HISTORINË E TIJ