Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se në mbledhje do të miratohen anëtarët e komisioneve për reformën zgjedhore e territoriale.

Kujtojmë se Basha e mbledh grupin e PD një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku do të miratohen anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Gjithashtu, në seancën e nesërme plenare pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave.

“Nesër ne orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit”- thuhet ne mesazhin per deputetet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“SHQIPËRIA, NË KRAH TË UKRAINËS”/ META POSTON FOTON E FLAMURIT GJIGANT UKRAINAS
Artikulli tjetërBUJAR QAMILI VLERËSOHET NGA META ME DEKORATËN E LARTË ‘NDERI I KOMBIT’