Bamir Topi jep dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike. Dorëheqja e tij mësohet se ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme.

“Në shprehje të vullnetit tim, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Ky vendim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – PIERO BOSETA
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KESH PREZANTON PROJEKTET PËR TURIZMIN