Prokurorët belg që mbërritën në Shqipëri ditën e djeshme kanë zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja

Takimi me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme vjen një ditë pas marrjes në pyetje të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha u mor në pyetje për më shumë se dy orë nga prokurorët belg ku u pyet për dosjen e Toyota Yaris.

Pas takimit me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja prokurorët belg do të largohen nga Shqipëria.Prej 3 ditësh, 7 zyrtarë belgë, 4 prokurorë dhe 3 oficerë të policisë, ndodhen në vendin tonë, për dosjen e 3.4 mln € në ‘Toyota Yaris’.

Ata kanë mbërritur në Tiranë më 8 shkurt për llogari të hetimeve të përbashkëta me autoritetet shqiptare ndaj grupeve me aktivitet kriminal në trafikim të lëdëve narkotike dhe pastrim parash.

Mësohet se veprimet hetimore të tyre janë në kuadër të letërporosive te dërguara në Shqipëri.Një çështje që është dikskutuar mes hetuesve të dy vendeve është edhe dosja e ashtuquajtur “Toyota Yaris” që lidhet me shumën prej 3.4 milionë eurosh që policia shqiptare gjeti dhe sekuestroi në një makinë tip “Toyota” në qershor 2018 në portin e Durrësit.

Shuma monetare e konsiderueshme u fut ilegalisht në Shqipëri ndërkohë që prokuroria dyshon se bëhet fjalë për të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Për këtë çështje Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma në Shqipëri për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi” me 1 vit e 6 muaj burg. Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qenë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri,të cilët janë liruar nga akuzat. Për këtë rast kane nisur hetimet edhe autoritetet belge të cilat në vitin 2019 erdhen ne Shqiperi dhe moren ne pyetje edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili kishte folur i pari në parlament për paratë e mbërritura në portin e Durrësit.

Ende nuk dihet fati i ketij procedimi në Belgjike dhe nëse prokurorët do te kërkojnë të rimarrin ne pyetje Bashën si personi që e denoncoi i pari mbërritjen e tyre ne shqiperi gjetë një deklarate ne parlament.

Artikulli paraprakSHKON MBI 912 MIJË NUMRI I VIKTIMAVE NGA COVID-19 NË SHBA
Artikulli tjetërVRASJA E AZEM HAJDARIT, DËNOHET ME 21 VITE BURG IZET HAXHIA