Një ditë pasi u paraqit në SPAK, deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Çyrbja ishte në SPAK më datë 8 tetor.

Çyrbja mohon që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”.

Artikulli paraprakLEZHË, MAKINA PËRPLASET ME KAMIONIN
Artikulli tjetërGONZATO: TË RESPEKTOJMË PAVARËSINË E INSTITUCIONEVE