
Një aksident I frikshëm, ku janë përfshirë 3 automjete me pasojë vdekjen e një personi që kishtë në makinë dhe gruan me dy fëmijët ka ndodhur paraditen e sotme, rreth ores 12:10 në aksin Shkodër – Bushat
Viktima është shtetasi shtetasi A. L. 47 vjec, ndërsa 3 personat e plagosur janë bashkëshortja dhe 2 fëmijët e mitur që përfat ndodhen jashtë rrezikut për jeten
nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën janë
Sic shihet nga pamjet, përplasja ka qenë tepër e fortë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se: “kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.”
Në vendngjarje kanw mbërritur 3 autoambulanca dhe forca të shumta policie dhe zjarrëfikëse, . Është dashur ndërhyrja e zjarrëfiksëve për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.
Aksi rrugor Shkodër – Bushat ka qendruar I bllokuar pasi kamioni është përbysur në mes të rugës, dhe devijimi I lëvizjeve drejt Tirane është bërë nga Vau Dejës.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para procedural. Sipas burimeve të policisë, pritet përfundimi I hetimeve për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti. Ky është askidenti më I rëndë I ndodhur në qarkun e Shkodrës gjatë këtij sezoni veror.






