Në Shtëpinë e Fëmijës 6–15 vjeç në Shkodër u zhvillua sot një aktivitet me titull “Një faqe dashurie – Librat që na bashkojnë”, një nismë e ideuar dhe organizuar nga Amira Ukaj dhe Erla Milo. Ky aktivitet kishte për qëllim të përcillte ngrohtësi, dashuri dhe frymëzim përmes librit, duke i afruar fëmijët me leximin dhe me botën e librave si burim gëzimi dhe edukimi.
Ato përcollën gjithashtu një mesazh sensibilizues, duke ftuar qytetarët të tregojnë kujdes dhe dashuri ndaj fëmijëve përmes gjesteve të thjeshta, si dhurimi i një libri apo një kohe të kaluar me ta.
Ndërkohë, përgjegjësja e institucionit vlerësoi këtë nismë si një shembull të bukur solidariteti dhe kujdesi ndaj fëmijëve.
Aktiviteti u mbyll me lexime, dhurata librash dhe momente të ngrohta mes fëmijëve e organizatoreve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIKONSTRUKTOHET “PALLATI ME HARK” NË SHESHIN “ISA BOLETINI”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR PËRFITON DY PROJEKTE TË BE-së