Tirana është shpallur këtë të shtunë kampione për herë të 26 në historinë e saj duke fituar derbin ndaj Partizanit. Një fitore që i dha fund edhe pritjes së sigurisë matematikore të triumfit që zgjaste prej disa javësh për bardheblutë, të cilët kanë mundur të hapin shampanjën e festës.

Një fitore edhe për klubin i cili është shpërblyer për punën dhe investimin që ka bërë me fitime marramendëse, pasi kjo fitore në derbin që vulosi kampionatin, ka siguruar rreth 1 milionë euro në arkat e kryeqytetasve.

Titulli kampion do të sjellë në arkat bardheblu 100 milionë lekë (të vjetra) si çmim i vendosur nga FSHF për skuadrën fituese. Çmim të cilit i shtohen edhe 150 milionë lekë (të vjetra) nga Bashkia e Tiranës, e cila ka gjetur kështu mënyrën për të incentivuar klubet sportive që të sjellin trofe në kryeqytet.

Pastaj vijnë paratë e garantuara nga Europa dhe nuk janë pak. Në rastin më të keq, nëse Tirana eliminohet direkt nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, do të përfitonte 810 mijë euro nga UEFA. Me kalimin e vetëm një turi, në cilindo prej këtyre turneve, shifra do të kalonte menjëherë 1 milionë eurot/ PANORAMASPORT.

Artikulli paraprakAPPLE, GOOGLE DHE MICROSOFT BËHET BASHKË PËR TË ELIMINUAR FJALËKALIMET
Artikulli tjetërKUR THJESHTËSIA MBRETËRORE KUSHTON… 49,9 EURO!