Në furgon del nga rruga, shumë të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër. Furgoni i linjës Peshkopi-Kastriot ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në mjet mësohet se udhëtonin të paktën 12 persona. Nuk dihet ende numri i të plagosurve, që pritet të jetë i madh, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.