Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga të mërkurën nga autoritetet belge.

Një gjobë makine e papaguar ka qenë shkaku që i riu është ndaluar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit të mjetit, efektivët kanë ndjerë një erë të fortë që vinte nga bagazhi i makinës.

Rezultoi se i riu kishte në bagazh një valixhe me 32 kilogramë kanabis, çka në vlerën e tregut do të përkthehej në të paktën 240 mijë euro.

23-vjeçari shqiptar rezultoi se ishte emigrant i paligjshëm në Belgjikë, ndërkohë që gjykata belge ka vendosur arrest me burg për shqiptarin.